-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trent flet për vdekjen e Diogo Jotës: Fitoret tani e tutje do të jenë për të

Kryesoret

Trent Aleksandër-Arnold nuk mund të merrte pjesë në varrimin e ish-shokut të tij te Liverpuli për shkak të ndeshjes së Real Madridit në Botëror.

Ai për TAA tha se se lutjet dhe zemra e tij shkojnë me familjen e Diogos dhe Andres. Më pas ai tregoi edhe se si e mësoi lajmin e vdekjes së Diogos.

“U zgjova me shumë mesazhe si ‘U prehtë në paqe’, ‘Po mendoj për ty’… Isha shumë i hutuar, më duhej të shikoja në rrjetet sociale për ta kuptuar, i thashë vetes: ‘Jo, nuk është e mundur’. Mund t’i ndodhë dikujt që e njeh, por jo dikujt që je kaq afër. Isha ende në shok”, tha ai.

Duke njoftuar një iniciativë personale, por të dedikuar për Jotën: “Të gjitha fitoret nga tani e tutje do të jenë për Diogon. Nuk mund ta besoj çfarë ndodhi, jam me zemër të thyer. Ai ishte i pabesueshëm brenda dhe jashtë fushës, një zotëri i vërtetë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit