-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarre në qarkun e Beratit, dëme në sipërfaqe pyjore

Kryesoret

Qarku i Beratit u përball këtë fundjavë me disa vatra zjarri që shkaktuan dëme të konsiderueshme në zona me pyje dhe bimësi të dendur.

Një nga vatër zjarret më serioze u regjistrua në fshatin Mbrakull, Njësia Administrative Mbrakull, në Bashkinë Poliçan.

Flakët përfshinë një sipërfaqe të madhe me pisha dhe po përhapen për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është vështirësuar nga terreni malor që pengon hyrjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë.

Si pasojë, forcat zjarrfikëse po punojnë me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine për të lokalizuar dhe shuar flakët.

Një vatër tjetër zjarri u shënua në fshatin Virjon, Njësia Administrative Otllak, Bashkia Berat. Dyshohet se shkak i zjarrit ishte një defekt në linjën elektrike.

Ky zjarr rrezikoi tre banesa dhe parcela me dru frutorë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve me dy mjete dhe gjashtë efektivë, flakët u lokalizuan dhe u shuan, duke vënë situatën nën kontroll.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit