-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi i përgjigjet Metës: Nuk i marr leje askujt

Kryesoret

Kryemadhi i përgjigjet Ilir Metës, duke e quajtur Zeqinea e SPAK-ut. Monika Kryemadhi ka reaguar me ironi dhe tone thumbuese.

“Një sqarim i vogël në këtë ditë të nxehtë për të ftohur disi mendjet e ndezura nga dezinformuesit tradicionalë. Unë nuk jam e penguar nga askush për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo në ndonjë vend tjetër të botës, me përjashtim të ditëve kur më kërkohet të paraqitem pranë SPAK-ut, në përputhje me vendimin e drejtësisë.Siç mund të shihet lehtësisht, viza ime amerikane është me hyrje dhe dalje të shumta – një fakt i verifikueshëm si nga fotografia përkatëse, ashtu edhe nga Zyra e Shtypit pranë Ambasadës së SHBA-së. Nuk kam nevojë të kërkoj leje nga askush për të udhëtuar për arsye pune apo për të respektuar ftesat zyrtare as nga fansat e Zeqines, e aq më pak nga fansat e garderobës sime, përfaqësuar nga Tedi Blushi”.

Meta: Monika, ‘Zeqinea’ e SPAK-ut!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit