Një parcelë me 12 bimë të dyshuara si kanabis është zbuluar në fshatin Mazhë të Krujës gjatë kontrolleve ajrore të kryera nga Policia e Tiranës me dron.
Zbulimi u bë më 7 korrik, ndërsa bimët janë asgjësuar në vendngjarje përmes djegies.
Policia njoftoi se ambienti ishte i fshehur dhe se aktualisht po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë e Krujës për identifikimin e autorëve që qëndrojnë pas këtij kultivimi të paligjshëm.
/5pyetjet.al