Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është liruar nga burgu i Fierit, ku vuante dënimin me 1 vit burg që prej tetorit 2024. Pas vendimit të gjykatës në mesditë, pasdite Salianji doli nga qelia duke u shprehur se beteja tani vazhdon për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.
“Thuajse 10 muaj burg në burgun e Fierit për arsye politike se kam denoncuar një trafikant droge. Kjo është dënim për të më nxjerrë nga beteja zgjedhore. Ky është një burim frymëzimi për mijëra demokratë që do të rezistojnë për të rrëzuar këtë qeveri.
Që tani do të shkoj të falënderoj një zonë zgjedhore në një fshat të Fierit ku ka fituar PD-ja, që Shqipëria ka shembuj. Unë do ta vazhdoj betejën deri në Strasburg. Regjimi për shkak të frikës se do të humbte zgjedhjet bëri këtë që bëri” tha ai.