Ditën e sotme në Gjykatën e Fierit do të shqyrtohet kërkesa për lirim me kusht për ish deputetin demokrat, Ervin Salianji.
Shërbimi i Provës do të paraqesë raportin e tij, në bazë të cilës gjykata do të vendosë pranimin ose rrëzimin e kërkesës.
Salianji ndodhet në burgun e Fierit që nga tetori 2023. Ai u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rreme në çështjen “Babale”.