Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, u shpreh sot pas lirimit nga burgu se angazhimi i tij politik do të vijojë, pavarësisht nëse do të kandidojë apo jo në zgjedhjet e vitit 2029.
Gjatë konferencës për mediat në selinë e PD-së, Salianji nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për kandidimin, por theksoi se “nuk i duhet mandati për të bërë politikë”.
“Unë kam bërë opozitë edhe pa patur mandatin e deputetit. Do të kem mundësinë të bëj politikë nëpërmjet kontaktit me qytetarët dhe propozimeve të PD-së”, deklaroi ai.
Salianji nënvizoi gjithashtu se çështja e tij gjyqësore do të ndiqet deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke akuzuar Gjykatën e Lartë për “falsifikim të shortit për përzgjedhjen e trupës gjykuese”.
“Me zor pres përballjen në Strasburg për të përcaktuar nëse kam pasur të drejtë unë, apo qeveria. Bëhet fjalë për një dënim politik që synoi ta më nxirrte nga gara”, u shpreh ai.









