Ditën e sotme në Bosnjë dhe Hercegovinë ka nisur marshi i përvitshëm i Paqes në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.
Mijëra pjesëmarrës gjatë tre ditëve të ardhshme do të përshkojnë rrugën që qytetarë të Srebrenicës kaluan në verën e vitit 1995 në përpjekje për të shpëtuar nga forcat serbe.
Pas një rrugëtimi prej rreth 110 kilometrash, që nisi nga fshati Nezuk, pranë Tuzllës, ata do të arrijnë në Qendrën Përkujtimore Potoçari, ku më 11 korrik shënohet 30-vjetori i masakrës.
Më pas atë ditë atje do të varrosen mbetjet e shtatë viktimave të masakrës që u gjetën gjatë vitit të kaluar.