Ditën e sotme do të nisë faza e parë e aplikimit në universitete për të gjithë të rinjtë për vitin akademik 2025-2026.
Nga sot deri me 28 korrik do të bëhet pagesa në postë dhe në bankë.
Procedurat do të kryhen në portalin “U-Albania” dhe pas datës 29 korrik deri me 9 gusht do të bëhet aplikimi online. Gjithashtu do të bëhet përzgjedhja e 10 programeve të studimit.