Kryeministri Edi Rama vijoi turin e tij në bashkitë e vendit, duke ndalur këtë të martë në Durrës, pas vizitës në Fier.
Në takim me drejtues vendorë dhe deputetë të qarkut, Rama kërkoi përmirësim të shpejtë të shërbimeve dhe lirimin e hapësirave publike.
Në Fier, ai kishte kërkuar më herët shkarkimin e të gjithë drejtorëve vendorë për neglizhencë në detyrë, një paralajmërim që mund të pasohet me masa edhe në Durrës.