Numri i të vdekurve nga përmbytjet që goditën Teksasin qendror në SHBA, të premten e kaluar ka shkuar mbi 100. Ndërkohë po vijon kërkimi për personat që janë zhdukur. Ekipet emergjente po vazhdojnë kërkimet nëpër brigjet e lumenjve të mbuluara me baltë.
Kampi Mystic, një kamp veror vetëm për vajza konfirmoi se 27 vajza dhe anëtarë të stafit janë në mesin e të vdekurve. Ndërsa dhjetë vajza të tjera dhe një këshilltar nuk janë gjetur ende.
Në Qarkun Kerr ku edhe ndodhej kampi, vdiqën së paku 84 persona, 56 të rritur dhe 28 fëmijë, pasi lumi Guadalupe u mbush me ujë nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbyti zonën.