Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në ambientet e Bashkisë së Fierit, ku zhvilloi një takim me drejtues vendorë dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit, me fokus çlirimin e hapësirave publike.
Diskutimet do të përqëndrohen në nevojën për ndërhyrje të vendosura ndaj zënieve të paligjshme të trotuareve, rrugëve dhe zonave të përbashkëta, si pjesë e aksionit kombëtar që po zbatohet në disa qytete të vendit.