Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se ajo që ka nisur në Vlorë me shkarkimet masive në administratë do të shtrihet edhe në qytete të tjera të mëdha të vendit; Tiranë, Fier, Durrës dhe Shkodër.
“Sot pasdite jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëqetësim i brendshëm i strukturës.
Domosdoshmëri kjo pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm.
Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes tanë në zonë, diasporë, që kërkon të vazhdojë të shkruhet si një kapitull i ri, që kanë nevojë për më shumë cilësi jete.
Siç bëmë në Vlorë, do bëjmë në Tiranë, në Fier, Durrës, Shkodër, sepse këto qytete kanë marrë hov të madh dhe do përballen me sfida të reja” tha kryeministri.
Debati për Thethin/ Rama presion: Prokuroria pa pikë logjike, do merret KLP-ja