Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i liruar së fundmi nga burgu, doli në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, ku e cilësoi dënimin e tij si politik dhe të lidhur me interesa të fuqishme.
“Burgosja ime është shkak për prekjen e një karteli. Nuk jam akuzuar kurrë për vjedhje apo korrupsion. Ky burg ishte një mesazh për qytetarët,” deklaroi Salianji para mediave.
Ai shtoi se do të vijojë betejën për drejtësi, ndërsa theksoi se nuk do të tërhiqet nga angazhimi i tij politik.