-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Sistemi i drejtësisë drejt rrugës së duhur

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë në Tryezën e Diskutimit “Vlerësimi i Arkitekturës Institucionale në funksion të Performancës dhe Integritetit të Prokurorisë së Posaçme: Garancitë për Pavarësi dhe Mekanizmat e Llogaridhënies”.

Spiropali u shpreh se sistemi i drejtësisë është larg nga të qenit i përkryer, por sipas saj drejt rrugës së duhur të funksionimit. Ajo tha se SPAK dhe GJKKO janë shndërruar në një model krahasimi për arkitekturën e tjetër të sistemit.

“Kuvendi, si miratuesi i ndryshimeve të kushtuese që jetësuan reformën në drejtësi, mbetet një nga përkrahësit më të mëdhenj të gjyqësorit. Sistemi i drejtësisë sot është larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur të funksiononimit, kryesisht pavarësimi nga humori i politikës. SPAK dhe GJKKO janë shndërruar në model krahasimor për arkitekturën e tjetër të sistemit. Progresi nuk është i lehtë, është luftë e paprerë ku duhen fituar beteja të përditshme.

Pas çdo shifre e statistike është një jetë njerëzore që koston e paguan e gjitha shoqëria. Nuk mund të le pa përmendur se ndëshkimi është diçka tjetër nga dhënia e drejtësisë.”, tha Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit