Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është liruar nga burgu i Fierit, ku vuante dënimin me 1 vit burg që prej tetorit 2024. Raporti i shërbimit të provës ka rezultuar pozitiv, ndërsa prokurori dha dakordësinë për lirimin.
“Pas rekomandimeve pozitive të burgut Fier dhe prokuroti vendosi pranimin e kërkesës dhe lirimin e tij me kusht” tha avokati Ledio Braho.
Vetë Salianji në momentin e daljes nga gjykata deklaroi “Do të jem në konferencë në orën 5 në PD”.