Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth po vijon ende dhe banorët i kanë bllokuar policisë urën në hyrje të fshatit. Banorët e fshatit të Thethit kundërshtojnë për shembjen e ndërtimeve pa leje.
Pasditen e djeshme ata janë përplasur me policinë dhe kanë kërkuar një shpjegim për aksionin e IKMT. Ata kanë protestuar duke thirrur “Jashtë objektit të tan, shpejt”.
“Janë shtëpia druri, pa beton, pa asgjë, thjesht druri në tokën time”, shprehet një banor me aftësi të kufizuara mes lotësh.
“Kemi aplikuar për leje por nuk na e japin. Kërkojmë nga shteti që të mos na i prishë, ngelim në rrugë të madhe.”, shtuan banorët.