Zv.kryeministrja Belinda Balluku priti në takim delegacionin izraelit të kryesuar nga ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Eli Cohen në kuadër të një vizite dyditore në Tiranë.
Në takim ata diskutuan mbi projkette e përbashkëta dhe mundësitë për bashkëpunim të zgjeruar për zhvillimin ekonomik të dy vendeve. Gjithashtu edhe në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore dhe infrastrukturës.
Balluku nënvizoi se qeveria shqiptare vijon të ndërmarrë iniciativa për krijimin e një klime të favorshme për investitorët vendas dhe të huaj.
“Fushat e investimit janë të shumta dhe qeveria shqiptare ka ndërmarrë një sërë iniciativash për krijimin e një klime që mbështet çdo sipërmarrës,” tha Balluku.