23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë pak metra liqenit të Shkopetit. Babai i tij, Rufat Dobra ka kallëzuar në policinë Mat për humbjen e djalit dhe ka kërkuar ndihmën e tyre. Pas disa orësh kërkimesh 23-vjeçari u gjet i pajetë.
Ai dyshohet se është mbytur, më pas futur në makinë dhe autorët e kanë hedhur por nga rrokullisja ka dalë nga automjeti. 23-vjeçari kishte mavijosje në qafë dhe shenja në trup.
Ai nuk rezulton me precedentë penale, por vetëm si autor i disa vjedhje. Ndërkohë një grup i posaçëm po merret me zbardhjen e plotë të ngjarjes në Mat.
Detaje të reja nga ngjarja në Mat, një makinë ndiqte 23-vjeçarin