Ka nisur akisoni i IKMT për lirimin e hapësirave publike në zonën e Thethit. Banorët e zonës janë përplasur me policinë pasi kundërshtojnë për prishjen e hapësirave publike.
Një nga banorët e zonës ka qëndruar para gomave të fadromës dhe ka thënë që është në borxh për 5 shtëpitë e ndërtuara prej druri.
“I bëj thirrje shtetit, institucioneve të vendosin dorë. Më mirë të vdes. Le të vijnë t’i shohin, janë prej druri dhe duan t’i prishin, jam futur në kredi. U bëj thirrje kryeministrit, Edi Ramës, Benet Becit. Ju lutem. Unë jam i vdekur. Jam në borxh për të ndërtuar 5 shtëpi druri, ku të mbytem unë? Më mirë të vdes dhe unë”, u shpreh ai.








