-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 27-vjeçarit në Lipjan, Kurti: Nuk ka strehë në institucione për shkelësit e ligjit

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë nisjes së mbledhjes së qeverisë i ka shprehur ngushëllimet familjes së 27-vjeçarit që u vra në Lipjan. Kurti ka thënë që nga pamjet dhe nga dëshmitarët do të kuptohet se çfarë ka ndodhur.

Ai ka kërkuar hetim më të thellë në mënyrë që të venoset drejtësia për secilin që ka shkelur ligjin gjatë detyrës zyrtare. Kurti ka nënvizuar se shërbimi në uniformë është fisnikëri por autoriteti i veshur me uniformë është përgjegjësi.

“Fillimisht dua t’i shpreh ngushëllime familjes Zejnullahu për më të dashurin e tyre, të ndjerin Agon Zejnullahu. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve. Shumëçka prej asaj që ka ndodhur në mesnatën e 7 korrikut tashmë është publike dhe falë incizimeve të dëshmitarëve, por për të kuptuar gjithçka se çfarë ka ndodhur duhet hetim profesional nga institucionet. Për këtë bashkëpunimi ndërmjet Policisë, IPK, IML dhe prokurorisë është thelbësor. Pesë zyrtarë policorë tanimë janë në paraburgim. Unë kërkoj dhe pres hetim të thellë e sa më të shpejt që zbardhë të vërtetën e plotë dhe i bën të njohura të gjitha rrethanat ashtu që të vendoset drejtësia dhe të arrihet llogaridhënia. Dua të bëjë të qartë se nuk do të ketë strehë në institucione apo nga institucionet për këdo që mund të ketë tejkaluar kompetencat apo të ketë shkelur ligjin gjatë detyrës zyrtare. Shërbimi në uniformë është fisnikëri por autoriteti i veshur me uniformë është përgjegjësi”, ka thënë Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit