-sidi education-spot_img
27 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zvicër/ Kërkohet paraburgimi për Noizyn pas arrestimit në Zyrih

Kryesoret

Reperi i njohur shqiptar Noizy u arrestua të shtunën, më 5 korrik, nga autoritetet zvicerane në Aeroportin e Zyrihut, ndërsa Prokuroria për Krime të Rënda të Dhunshme ka kërkuar për të masën e paraburgimit. Sipas medias “Watson.ch”, 38-vjeçari akuzohet për disa vepra penale, ndonëse nuk është dhënë ende një vendim nga drejtësia.

Noizy ndodhej në Zvicër për të performuar në një event muzikor në klubin “Rinora 4” në Rümlang, por arrestimi i papritur bëri që ngjarja të anulohej. Që prej së shtunës, reperi është i ndaluar, ndërsa asnjë informacion i ri nuk është dhënë nga autoritetet apo përfaqësuesit e tij ligjorë.

Ndërkohë, sipas mediave, për reperin – i ndjekur nga miliona fansa në Spotify dhe Instagram – zbatohet prezumimi i pafajësisë derisa të merret një vendim përfundimtar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit