Një aksident trafiku ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në zonën e njohur si “NShG-ja”.
Një motorr me targa të huaja, i drejtuar nga 32-vjeçari Agim Serani, përplasi biçiklistin 54-vjeçar Afrim Likaj.
Të dy të aksidentuarit u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.