Në orët e para të mëngjesit të sotëm, dronët rusë kanë sulmuar Kievin dhe janë vrarë dy persona dhe 12 të tjerë janë plagosur. Gjithashtu janë nxitur zjarre dhe sirenat janë aktivizuar për të paralajmëruar qytetarët për sulmin.
Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se dy banesa janë përfshirë nga flakët në rajonin qendror dhe që ekipet e emergjencës janë angazhuar në pjesë të ndryshme të qytetit.
Ndërsa Tymur Tkachenko, shef i administratës ushtarake të Kievit ka thënë se gjashtë prej 10 rajoneve të Kievit janë goditur dhe që zjarri është përhapur në disa ndërtesa, qendra magazinimi dhe makina nga copëzat e dronëve që kanë rënë.