Ditën e djeshme 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë afër liqenit të Shkopetit. Një qytetar e kishte parë atë dhe ka telefonuar menjëherë policinë. Babai i 23-vjeçarit kishte kallëzuar në polici për humbjen e djalit të tij dhe kërkimet për të kishin vazhduar.
Nga kamerat e sigurisë u kqyrën pamjet teksa një majet po ndiqte 23-vjeçarin me makinën e tij dhe më pas dyshohet se ata e kanë rrëmbyer dhe dhunuar Renis Dobrën. Gjithashtu dyshohet se ata e kanë futur në makinë dhe e kanë hedhur, por nga rrokullisja ai ka dalë jashtë.
Ndërkohë pritet mjekësia ligjore ku do të tregojë edhe shkakun e vdekjes së 23-vjeçarit. Ai pasi është gjetur nga policia ka pasur mavijosje në zonën e fytit dhe plagë në trup.