Prej disa ditësh në Elbasan po zhvillohet një aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga disa biznese. Fillimisht, pronarët janë njoftuar për largimin vullnetar të materialeve që pengojnë lëvizjen e qytetarëve, ndërsa në mungesë reagimi, strukturat janë hequr nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT).
Në kuadër të këtij aksioni po kontrollohen edhe bizneset që kanë marrë leje për struktura të lëvizshme, për të siguruar respektimin e rregullave.
Bashkia Elbasan thekson se do të mbështesë çdo biznes që vepron në përputhje me ligjin dhe respekton hapësirat publike.








