-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njerëzit ende mbi çati, vijon puna e ekipeve të emergjencës në zonat e përmbytura në Greqi

Kryesoret

Në zonat e pyermbytura në qendër të Greqisë vazhdojnë me intensitet aksionet e shpëtimit. Numri i viktimave është rritur ndërkohë në dhjetë vetë. Shumë banorë druajnë, se numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë.

Ndërkohë që qindra vetë janë evakuuar nga zonat e përmbytura në vende të sigurta. Për herë të parë të enjten helikopterët mundën të fluturojnë mbi fshatrat e përmbytura në komunën Karditsa, për t’i shpëtuar njerëzit nga çatitë e shtëpive, ku kishin mbetur të bllokuar prej ujit.

Pamje të rënda/ Fermeri përballet me pasojat fatale që la pas stuhia ‘Daniel’ (VIDEO)

Edhe ushtria është mobilizuar duke depërtuar në territoret që janë bërë të pakalueshme, sikurse njoftojnë mediat greke. Kryebashkiaku i qarkut Palamas, Giorgos Sakellariou, i tha televizionit Skai, se uji në këtë zonë ka arritur nivelin dy metra dhe banorët janë bllokuar në shtëpitë e tyre dhe kanë mbetur “pa asnjë ndihmë”.

Në Larisa pas disa ditëve reshje të fuqishme mbetën të izoluar rreth 80 vetë për më shumë se 24 orë pa ushqim dhe ujë të pijshëm. Më në fund një banor kishte ardhur me një traktor me rimorkio dhe i kishte transportuar ata në vend të sigurtë.

Përmbytjet në Greqi, ekspertët ngrenë alarmin për sëmundjet infektive

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit