Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të gjerë me toka djerrë dhe shkurre në zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit” në Lushnje, ku erërat e forta kanë ndihmuar për përhapjen e flakëve.
Flakët kanë kapluar edhe një parcelë me ullinj, me sipërfaqe rreth 4 dynymë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Në vendngjarje janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse nga Lushnja, ndërsa banorët lokalë po ndihmojnë aktivisht në përpjekjet për shuarjen e zjarrit, duke furnizuar me ujë zjarrfikëset dhe duke u përpjekur të frenojnë përhapjen e zjarrit.
Zjarri është afruar pranë banesave të fshatit Krutje e Poshtme, por zjarrfikësit dhe banorët po punojnë intensivisht për të parandaluar që flakët të arrijnë në zona të banuara.