Nënkryetari i Kuvendit dhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, ka shpallur thirrjen për aplikim në 12 pozicionet vakante të drejtuesve në administratën vendore të Bashkisë Vlorë. Kjo thirrje vjen pas dorëheqjeve të drejtuesve të Bashkisë, të cilët dhanë dorëheqjen pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për shkelje të rregullave dhe ligjit për hapësirat publike.
Çuçi fton profesionistët dhe të rinjtë e shkolluar brenda dhe jashtë vendit të aplikojnë për të qenë pjesë e ekipit që po ndërton “Vlorën e gjeneratës tjetër”. Pozicionet e hapura përfshijnë kryeinspektor në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, drejtor në Policinë Bashkiake, në Ndërmarrjet e Shërbimeve Publike, Gjelbërimit, Pastrimit, Kulturës, Auditimit të Brendshëm, dhe të tjera.
Për më shumë informacion dhe procedurat e aplikimit, interesuarit mund të vizitojnë faqen zyrtare të Bashkisë Vlorë.