Policia e Hasit ka proceduar R.SH., kryetari i fshatit Golaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Gjatë kontrollit në fshatin Golaj u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 93 bimë të dyshuara narkotike.
Ndërkohë po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.