Ditën e sotme po zhvillohet në Romë, konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në fjalën e saj u shpreh se pjesëmarrësit kanë premtuar më shumë se 10 miliardë euro për të ndihmuar Ukrainën nga lufta.
“Në besoj se duhet të ndihemi krenarë për rezultatin që arritëm sot së bashku, shtete, organizata ndërkombëtare, institucione financiare, autoritete lokale, sektori i biznesit dhe shoqëria civile,” u shpreh Meloni.
Ajo theksoi se “së bashku, në konferencën e sotme, kemi marrë angazhime që në total kapin shifrën e mbi 10 miliardë eurove”.
Në këtë konferncë përveç liderëve botërore ka marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.