Qeveria kroate ka miratuar projektligjin që rikthen shërbimin ushtarak të detyrueshëm, i cili ishte pezulluar që prej vitit 2008. Sipas vendimit të ri, rekrutimi do të nisë në vitin 2026 dhe do të zgjasë dy muaj.
Të gjithë meshkujt regjistrohen në moshën 18-vjeçare dhe dërgohen për trajnim ushtarak në moshën 19-vjeçare, me përjashtime deri në moshën 30 vjeç. Gratë nuk do të kenë detyrim, por mund të marrin pjesë vullnetarisht.
Shërbimi do të kompensohet me 1.100 euro në muaj dhe do të konsiderohet pjesë e stazhit të punës. Për më tepër, punonjësit nuk mund të humbasin vendin e punës gjatë periudhës së shërbimit, ndërsa të papunët do të kenë përparësi në institucionet publike.
Ligji parashikon edhe mundësinë e shtyrjes së rekrutimit për arsye studimi ose pjesëmarrjeje në gara sportive ndërkombëtare.