Një 49-vjeçar nga Kurbin ka pësuar dëmtime pas një aksidenti në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, ndërsa ai po shkarkonte materiale ndërtimi nga një automjet dhe dyshohet të ketë rënë aksidentalisht prej tij.
I dëmtuari u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.