Ndihmëssekretari i Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan do të zhvillojë vizita në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Kjo është bërë e ditur nga vetë ai përmes një postimi në rrjetin social X.
“Po shkoj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë pas bisedave produktive në Dejton dhe Uashington.
Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare në Ballkanin Perëndimor. Pres me padurim forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe vendeve në rajon”, ka shkruar ai.
Më herët të mërkurën, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me Hanrahanin në Uashington.