-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarr në Shënkoll rrezikon banesat, evakuohen dy familje dhe ndërhyjnë zjarrfikësit

Kryesoret

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një parcelë pranë urës së Prekanit në Shënkoll të Lezhës, duke rrezikuar edhe banesat përreth. Dy familje u evakuan nga policia për shkak të afërsisë së flakëve me shtëpitë e tyre.

Zjarrfikësit dhe efektivët e policisë mbërritën shpejt në vendngjarje dhe, pavarësisht vështirësive për t’u afruar direkt tek vatra e zjarrit, arritën ta kontrollojnë flakën me mjete rrethanore dhe ta kufizojnë përhapjen e tij.

Ndërkohë, hetimet për shkakun e zjarrit janë duke u zhvilluar, ndërsa ky është rasti i dytë brenda pak orësh me zjarre pranë zonave të banuara, të cilat fatmirësisht janë izoluar në kohë.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga banorët, veçanërisht për shkak të motit të nxehtë dhe erërave të forta, dhe kërkojnë që çdo vatër zjarri të raportohet menjëherë për të parandaluar përhapjen dhe rreziqet e mundshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit