Mesditën e sotme një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me pisha dhe bimësi te nënstacioni elektrik i Lezhës.
Si pasojë flakët janë përhapur me shpejtësi dhe banesat përreth janë në rrezik.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar policia dhe forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.








