-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Veliu: Çamëria në pasqyrën e ndërgjegjes europiane dhe shqiptare

Kryesoret

Në ceremoninë përkujtimore Vel’d’Hiv, Paris, 16 korrik 1995 Jacques Chirac mbajti një fjalim historik ku pranoi për herë të parë rolin e shtetit francez në bashkëpunimin me pushtuesit nazistë, dhe theksoi se kombet që nuk përballen me të shkuarën, nuk mund të ndërtojnë të ardhmen:

“Europa nuk mund të ndërtohet mbi harresë. Ajo ndërtohet mbi kujtesë, drejtësi dhe pranim të së vërtetës.”

Janë fjalë që u thanë për viktimat hebreje të deportuara nga shteti francez. Por tingëllojnë po aq të vërteta edhe sot, për një tjetër popull që u fshi nga harta pa emër dhe pa varr: shqiptarët e Çamërisë.

Në Europë janë kërkuar ndjesa. Janë pranuar krime. Janë ngritur muze dhe memoriale. Vetëm Çamëria nuk ka marrë as drejtësi, as kujtesë. Vetëm viktima pa varre dhe një heshtje që vret.

Në fund të vitit 1944, mijëra shqiptarë çamë, banorë autoktonë të krahinës së Çamërisë, u dëbuan me dhunë nga tokat e tyre në Greqinë veriperëndimore, u masakruan, u zhveshën nga pronat dhe nuk u lejuan më kurrë të kthehen.

Për dekada, Greqia mohoi edhe ekzistencën e tyre, ndërsa Shqipëria, vendi ku u strehuan nuk e trajtoi kurrë institucionalisht këtë padrejtësi historike.

Çamëria: E vetmja që mohohet nga të gjithë

Por Çamëria nuk është e vetmja plagë e këtij lloji në historinë e kontinentit tonë. Europa ka përjetuar dëbime, spastrime, shkatërrime etnike dhe mohime të të drejtave. Disa u pranuan dhe u përballën. Të tjerat mbeten të harruara.

Çamëria është rasti më ekstrem sepse është i vetmi rast në të cilin viktimat nuk lejohen as të vizitojnë vendlindjen e tyre.

Raste edhe pse jo identike por me ngjashmëri me dëbimin e çamëve po i paraqes në një tabel krahasuese për të kuptuar më mirë si janë trajtuar nga shtetet e përfshira në konflikt. Ajo që bie ne sy është fakti që Shqipëria është shteti i vetëm në Europë që jo vetë nuk ka marë në mbrojtje bashkëkombasit e vet dhe të kërkojë rikthimin e tyre por as nuk ka marë asnjë hap për kujtesën historike të kësaj pjese të popullit shqiptar. Shtetet e mëposhtëme kanë ndërmarë hapa istitucional duke dialoguar dhe kërkuar drejtësi. Kanë miratuar ligje dhe kanë ngritur institucione të posaçme shtetërore për të dokumentuar krimet e kryera dhe për të trajtuar me dinjitet të dëbuarit. Ndërkohë Shqipëria ka vetëm një ligj të mbetur në letër, që njeh genocidin ndaj shqiptarëve në Çamëri dhe një rezolutë për Çamërinë e cila nuk zbatohet.

Tabela 1👇🏻

Falja: një standard europian i ndërgjegjes që Greqia nuk e ka përmbushur për Çamërinë

Duke marë shkak nga letra e ambasador Luan Rama, drejtuar autoriteteve greke, të cilëve u kërkon të njohin krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Çamëri si dhe të kërkojnë falje për këto krime, ashtu si ambasadori dua të sjell në vemendjen e publikut që liderët më të fuqishëm të Europës kanë kërkuar falje publike për krime që i kanë kryer shtetet e tyre:

Tabela 2 👇🏻

Pra, Europa e sotme nuk i harron krimet e djeshme, madje i dënon ato me kurajo ndërsa Greqia ende sot, mohon, hesht dhe nuk kërkon ndjesë. Por sipas Presidentit aktual gjerman Steinmeier  (në ceremoninë e faljes për gjenocidin në Namibi Berlin 2021) nuk ka pajtim pa drejtësi: “Kujtesa është pjesë e drejtësisë. Dhe pa drejtësi, nuk ka pajtim.”, mesazh i qartë për vlerat europiane të cilin duhet ta adaptoj dhe lidershipi i sotëm grek.

Kujtesa institucionale: muze,  memoriale, kurrikulat shkollore.

Kujtesa institucionale është e rëndësishme në historinë dhe identitetin e një populli. Më poshtë do të shikoni që shtetet e përmendara  më lartë i kanë kushtuar rëndësi të veçantë ndërtimit të muzeve për të ruajtur kujtesën kombëtare dhe edukimin e brezave. Por muzeu është edhe një diplomat i heshtur ndërkombëtar. Ai tregon para vizitorëve të huaj një rrëfim të strukturuar të historisë së kombit, një mënyrë për të njohur dhe respektuar atë që një popull ka përjetuar. Shqipëria ende nuk ka një muze të genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe Kosovës.

Gjermania: Muzeu Federal i të Dëbuarve në Berlin (2021)

Italia: Muzeu Julian-Dalmat në Romë dhe Dita e Përkujtimit (10 Shkurt)

Polonia: Muze për Kresy Wschodnie

Bosnja: Memoriali i Srebrenicës dhe muze në kantone të ndryshme

Ukraina: Arkiva digjitale për Holodomorin dhe zhvendosjet nga lufta

Shqipëria: Asnjë muze, janë vetëm varrezat e Kllogjerit pa status të njohjes zyrtare nga shteti shqiptar.

Çështja çame nuk përmendet në asnjë tekst shkollor të historisë. Nuk ka asnjë kapitull në kurrikulën zyrtare, asnjë dokumentar shkollor i mbështetur nga Ministria e Arsimit.

Kujtesa ruhet vetëm në gojën e të mbijetuarve dhe në punën e shoqërisë civile ndërkohë, ndryshe ndodh në vendet e tjera ku shteti ka rol kyç në këtë fushë.

Gjermania, Italia, Polonia, Bosnja dhe Ukraina kanë ngritur muze, memoriale dhe programe edukimi për viktimat e dëbimeve, Shqipëria ka bërë asgjë për Çamërinë.

Tabela 3 👇🏻

Heshtja e orkestruar shqiptare

I solla rastet e mësipërme – Gjermaninë, Italinë, Poloninë, Bosnjën, Ukrainën – jo për të krahasuar plagët, por për të kuptuar çfarë duhet të kishte bërë shteti shqiptar ndër këto 81 vjet.

Në një çështje kaq thelbësore kombëtare, ku kemi të bëjmë me një padrejtësi historike të kryer nga një shtet fqinj është detyrimi i shtetit shqiptar të marrë rolin udhëheqës dhe përfaqësues në çdo forum diplomatik, ligjor e ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes çame.

Shtetet që përmendëm nuk janë udhëhequr nga parimi i keqardhjes por nga detyrimi kombëtar dhe shtetëror ndaj bashkëkombasve të vet.

Ato nuk heshtën në takime bilaterale, as në rezoluta parlamentare, as në institucionet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Ato ngritën ligje të posaçme që mbrojnë të drejtat e të dëbuarve, trashëgiminë e tyre kulturore dhe të drejtën për kompensim moral e material.

Ato ngritën muze, memoriale, institute dhe komisione parlamentare.

Në rastin e Bosnjës, u krijua deri Ministri për të Zhvendosurit me Forcë.

Në Shqipëri, asgjë nga këto nuk ka ndodhur.

Asnjë ligj.

Asnjë strategji.

Asnjë muze.

Asnjë tekst historie.

Asnjë përfaqësim diplomatik për çështjen çame.

Në vend të një shteti që udhëheq, kemi patur për 81 vjet një shtet memec, që hesht.

Në vend të një kombi që flet për të vërtetën, kemi një shoqëri që ndonjëherë turpërohet nga viktima e vet.

Heshtja e shtetit shqiptar nuk është mosdije. Është heshtje e orkestruar.

Heshtje për të mos prishur “balancat” me Greqinë.

Heshtje për të ruajtur “stabilitetin”.

Heshtje për të mos prekur integrimin.

Por kjo heshtje nuk është pa kosto. Është mohim i një detyrimi kushtetues dhe moral.

Çështja çame është e drejtë që i përket çdo shqiptari, por është peshë që duhet ta mbajë me dinjitet shteti.

Ka ardhur koha që kjo heshtje të marrë fund.

Ka ardhur koha që shteti shqiptar të flasë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit