“Mund ta përfytyroni ju një zyre drejtori të një Ujësjellësi me 30 këshilltarë, staf ku di unë. Nuk ka zyra ime as çerekun, zyrat tuaja, e përfytyroni ju një drejtoj UKT-je më 30 veta në zyrë, kjo ishte zyra e Tiranës”.
Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama në takimin me kryetarët e bashkive. Deklarata e tij solli reagimet e opozitës.
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka shprehet se kjo është fryrja e administratës publike për qëllime zgjedhore, që opozita ka denoncuar.
“30 këshilltarë për një drejtor duhen që të votojnë farefisnisht Edi Ramën. Kjo është fryrja e administratës publike për qëllime zgjedhore, që opozita ka denoncuar.
Dhe kush janë këta këshilltarë? Disa prej tyre shiten si analistë të pavarur dhe bëjnë politikë kundër opozitës studio më studio, për të keqinformuar qytetarët, me taksat e të cilëve paguhen” tha Noka.








