-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasja për Thethin, prokurorja që sulmoi Rama: Jam e shqetësuar

Kryesoret

Disa ditë pas akuzave të forta që i  bëri kryeministri Edi Rama për pushimin e hetimeve për ndërtimet sipas shefit të qeverisë pa leje në Theth, ka reaguar prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli.

Prokurorja i është drejtuar me një shkresë KLP-së, duke i shprehur shqetësim mbi situatën e krijuar dhe kërkon një reagim nga institucioni. “Jam e shqetësuar mbi situatën e krijuar. KLP duhet të reagojë” thuhet mes të tjerash në letrën e saj.

“Në përputhje me kompetencat tuaja, lutem nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që: Të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve; Të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së Prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin tim individual jam e gatshme të hetohem para të gjithë organeve të drejtësisë;

Të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura. Deklaroj se jam e gatshme të paraqes çdo dokument shtesë dhe të dëshmoj personalisht për ndikimin që këto deklarata kanë pasur në mjedisin tim profesional dhe emocional”, shkruan Gjeli në letrën drejtuar KLP.

KLP, në mbledhjen e sotme, e ka renditur në listën e kërkesave për shqyrtim por nuk dihet nëse do të ketë ndonjë vendimmarrje. Një ditë më parë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja iu drejtua me një shkresë ILD-së për masë disiplinore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit