-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qosja dhe Tavo sfidojnë Ramën: Nuk shkarkojmë nënkryetarët me urdhër politik

Kryesoret

Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e kryetarëve të njësive administrative dhe nënkryetarëve të bashkive deri të hënën, kanë ardhur edhe reagimet e para kundërshtuese.

“Në varësi të performancës, unë jam kryetar i ri. Kuptohet që janë akoma në provë, plus që nënkryetarët e mi janë të rinj”, tha Tavo për mediat.

Edhe kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja deklaroi se nuk do t’i bindet urdhrave të Ramës, pasi sipas tij, ultimatumi i kryeministrit vlen vetëm për udhëheqësit socialistë.

“Absolutisht jo. Perfromanca është gjë tjetër. Jo nuk do t’i shkarkoj për shkak të kryeministrit, por për shkak të sezonit turistik apo tjetër…

Absolutisht jo. Nuk isha këtu politikisht, isha si kryetar bashkie, kështu që… Ai e ka me të vetët, nuk e ka me të mitë”, tha Qosja për A2.

I pyetur në vijim nëse do ta zbatojë kërkesën, në rast se kryeministri ia drejton edhe atij, Qosja tha: “Jo absolutisht. Nuk do ta dëgjoj kryeministrin për këtë vendim”.

“Duke e bërë jemi”, u përgjigj Qosja, kur u pyet nëse ka bërë një analizë të punës së drejtorive nën varësi të bashkisë që ai drejton.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit