Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryetarin e bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj i cili vjen nga PD dhe ngriti gjatë takimit sot në Durrës problemin e legalizimeve.
“Ti demokrat, demokrat por të mirat duhet me i thënë. Ka shumë rëndësi përkushtimi i atij që është në krye. Puka nuk është një zonë me burime njerëzore të pashtershme dhe prapë se prapë rezultatin aty e ka shumë pozitiv dhe e ka te bashkitë që kanë bërë progres. Kështu që është një tjetër shembull që është çështje përkushtimi dhe vendosje e fokusit nga drejtuesi i bashkisë për ta çuar procesin përpara.
Tek fshati, te shtëpitë e fshatit duhet t’i japim më tepër besim po themi kryetarit të bashkive dhe pushteti vendor për faktin se aty mundësia e konflikteve, kur e ka marrë konfirmimin nga bashkia, është shumë e vogël dhe s’mund t’i themi fshatit të presë hartën dixhitale në zonën e Pukës”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u ndal edhe tek emërimet nga krah tjetër politik, duke pasur parasysh emërimin e Genc Deromemajt së PD, si drejtor Kadastre i Vlorës.
“Simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori. Në Kadastrën e Vlorës janë ndërruar 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjithë burimet e krahut, kaluam në krahun tjetër. Të vihen njerëz jashtë fushës, e papranueshme. Në vend të financosh një televizion në Vlorë, merr e paguaj një topograf, sille nga Tirana me ato lekë”, tha ai.








