-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama kërkon rifreskime: Nënkryetarët e bashkive, të rraskapitur

Kryesoret

Nga mbledhja me kryetarët e bashkive në Durrës, kryeministri Edi Rama lëshoi një tjetër sinjal paralajmërues për administratën vendore.

Këtë herë në fokus nuk ishin vetëm drejtorët rajonalë, por edhe nënkryetarët e bashkive, të cilët Rama i cilësoi “të lodhur” dhe kërkoi zëvendësimin e tyre. Sipas kreut të qeverisë, është koha për një rifreskim të thellë në administratë dhe për një ndarje më të qartë të përgjegjësive në drejtimin vendor.

“Shpata” e kryeministrit Edi Rama nuk do të godasë vetëm drejtorët rajonalë dhe të bashkive të vendit. Mesazhin e dha vetë kryeministri nga mbledhja me kryebashkiakët në Durrës, ku kërkoi rifreskim edhe në nivel nënkryetarësh nga kryebashkiakët e tij.

Thirrja e tij për të ndryshuar zëvendësit u prit me të qeshura në sallë nga kryebashkiakët socialistë dhe kaq mjaftoi që kryeministri t’i paralajmëronte edhe ata, se vetëm dy vite u ngelen nga mandati dhe duhet të harrojnë se janë të pazëvendësueshëm.

“Departamentet e bujqësisë dhe të fshatit në bashki duhet të jenë shumë të artikuluara dhe patjetër që drejtimi i bashkisë duhet ndarë midis nënkryetarëve që merren me çështjet urbane dhe atyre që merren me çështjet rurale. Meqë ra fjala edhe nënkryetaret është mirë të ndryshojnë sepse I shoh shumë të lodhur, shumë, shumë të lodhur. I shoh të rraskapitur. Ju qeshni se e shihni se vetëm ju s’ndryshoni dot. Edhe  dy vite keni. Si të doni”, tha Rama.

Në veçanti ai u ndal te kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, duke i kërkuar drejtpërdrejtë që ta rifreskojë administratën e bashkisë.

I shoh shume të lodhur Pjerin nënkryetarët e tu. E di unë që ikën ti, po s’të lë unë me ik ty. Shiko kjo s’është për humor. E dyta nuk kërkova, s’besoj se dëgjove bashkinë e Lezhës në këtë drejtim, apo një sërë bashkish të tjera, që se jo se i kanë me shkëlqim ato yje që kanë aty. Po se kanë vështirësi në gjetjen e yjeve të tjera. Por në nderin tendë është më mirë ti shkarkosh të gjithë, nuk kanë yje të tjerë ti zëvendësojnë të gjithë. Tek nënkryetarët bëni mirë të bëni një rifreskim të madh se nga mënyra si qeshët edhe ju vetë e ndjeni se mezi po i mbani në krahë ata. Edhe tani që ju kujtuat, po mendoni se në cilën orë të gjumit janë, ndërkohë që ju keni ardhur në Durrës, këtu. S’besoj se ndonjë nga ata është tani në terren”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit