Ministria e Mbrojtjes me një njoftim të nxjerrë ka reaguar lidhur me situtën e krijuar nga zjarri i cili shkrumboi kompleksi “Arlis” pranë QSUT-së, në Tiranë, ku shprehet se janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe personel në terren”.
“Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar si pasojë e zjarrit. Bashkia Tiranë ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel. Në ndihmë janë bashkuar edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete dhe 10 efektivë. Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë angazhuar me katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe një helikopter Cougar. UKT ka mbështetur operacionin me tre autobote uji”.









