-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Në nëntor hapim të gjithë kapitujt me BE

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama njoftoi se brenda nëntorit të këtij viti, Shqipëria pritet të hapë të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian, duke shënuar një moment historik në procesin e integrimit europian të vendit.

“Një pjesë e madhe e procesit lidhet dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi kom vendore dhe patjetër lidhet edhe me qeverisjen vendore. Shumë e rëndësishme që të mbahet parasysh që koha ikën shumë shpejt dhe gjërat kanë shkuar sipas parashikimit. Kemi bërë gjërat e duhura dhe komisioni është përgjigjur me ritmin e duhur bazuar në marrëveshjen dypalëshe që kemi për të arritur deri në fund të 2027, të mbyllim procesin. Gjasat janë që në vjeshtë do ti hapim të tërë kapitujt, rekord historik në kohë në gjithë procesin e integrimit. Vlen shumë për të gjithë ata që nuk e njohin procesin nga brenda, që të informohen sa më shumë dhe që të kuptojnë sadopak që anëtarësimi në BE është një çështje me plotësimin e kritereve dhe plotësimin e kushteve të të qenit, i gatshëm për t’u bërë pjesë e asaj skuadre”.

“E rëndësishme që ato që kemi fol gjatë ditës dhe që lidhen me vendosjen e një niveli të caktuar standardesh dhe respekti në marrëdhëniet mes qytetarit dhe ligjit. Kemi kaluar në fazën që e kemi derën hapur dhe duhet të provojmë që jemi të veshur mirë, të stërvitur mirë, edukuar mirë për të hyrë në atë derë dhe për t’u ulur në atë tryezë. Kam parasysh dhe atë që thashë sot, dukjen përmbajtjesore të bashkëjetesës më hapësirën publike që është një gjë themelore dhe kapacitete për të garantuar këto marrëdhënie mes institucioneve dhe qytetarëve, institucioneve me njëri tjetrin dhe tërësisë sonë institucionale me BE”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit