-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Theth/ Policia mohon sulmet ndaj IKMT: Vetëm ura u dëmtua pjesërisht

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka reaguar pas raportimeve për një situatë të tensionuar në Theth, ku IKMT po vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësira publike.

Sipas njoftimit zyrtar, një person ende i paidentifikuar ka hedhur një shishe me lëndë djegëse në drejtim të një ure druri në lagjen “Gjelaj”, rreth orës 15:35.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të rendit, është shmangur djegia e plotë e urës, e cila ka pësuar vetëm dëmtime të pjesshme.

Policia sqaron se asnjë mjet fadromë nuk është sulmuar dhe nuk ka rrezik për jetën e qytetarëve apo punonjësve në terren. Forcat e rendit dhe të sigurisë ndodhen në zonë për të mbështetur punën e IKMT-së dhe IMT-së lokale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit, ndërsa Policia apelon për vetëpërmbajtje dhe bashkëpunim, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të penguar veprimet ligjore do të ndëshkohet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit