Një banor i Thethit ka sulmuar me lëndë plasëse molotov fadromën e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së territorit. Banori hodhi lëndën molotov në pjesën e pasme të mjetit që ndodhej në lëvizje.
Gjithashtu në të njëjtën kohë u sulmua edhe ura në lagjen “Gjelaj” me qëllim shkaatërrimin e saj, por pati vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në Theth shkuan forca të shumta policie duke përfshirë edhe disa grupe të FNSH nga Policia e Shkodrës dhe Tiranës.