Jonid Jorgji është emëruar Kryetar i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili ka vlerësuar Jorgjin në fushën e filmit dhe industrive kreative.
“Kombinimi i përvojës menaxheriale, sjell në këtë rol një vizion të qartë për të forcuar skenën filmike shqiptare, për të mbështetur prodhimet vendase dhe për ta çuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kinematografisë dhe industrive kreative.
Ky emërim vjen në një moment të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë kreative në vend, në kuadër të procesit gjithëpërfshirës të nisur nga MEKI për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Ekonominë Kreative, në bashkëpunim me aktorë kombëtarë e ndërkombëtarë.
Në fokus të këtij procesi janë rishikimi i kuadrit ligjor për sektorin kinematografik dhe audiovizual, rritja e mbështetjes publike për krijimtarinë vendase, krijimi i mekanizmave lehtësues për zhvillimin e tregut dhe nxitjen e investimeve në fushën e prodhimit audiovizual”, shkruan Gonxhe.








