-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani për moskonstituimin e Kuvendit: Mund t’i drejtohem sërish Gjykatës Kushtetuese

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një diskutimi të mbajtur në Hudson Institute në Washington D.C., ka deklaruar se do ti drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese.

Osmani u shpreh se beson që në javët në vazhdim do të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe do të formohet qeveria e re. Ajo tha se sipas disa paqartësive kushtetuese, Kuvendi ende nuk është konstituar.

“Kushtetutën tonë, kur e hartuam, ishte e pamundur të parashikonim çdo skenar të mundshëm. Ajo u hartua me një mendim pozitiv, me idenë që ligjvënësit do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, e jo të bllokonin njëri-tjetrin dhe institucionin. Tani, për shkak të disa paqartësive kushtetuese – nëse mund ta quaj kështu – parlamenti nuk është konstituar ende. Por kemi pasur një rast të ri në Gjykatën Kushtetuese, dhe gjykata ka dhënë një sqarim. Ekziston një afat i rreptë 30-ditor, i cili skadon më 26 korrik për konstituimin e parlamentit. Por nuk është sqaruar se cilat janë pasojat ligjore nëse nuk respektohet ky afat kushtetues i detyrueshëm. Kështu që duket se do të më duhet t’i drejtohem përsëri gjykatës dhe t’i parashtroj atë pyetje veçmas. Dhe shpresoj që ata do të përgjigjen. Por gjithashtu kam një grimë shprese që gjërat e mira mund të ndodhin gjatë javëve në vijim. Dhe ndoshta do të kemi një qeveri – sado e brishtë – por na duhet një qeveri dhe një parlament i konstituar për të parandaluar dëme ndaj vendit”, tha Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit