-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkrihet AKU-ja/ Denaj njofton hapat e reformës

Kryesoret

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ka njoftuar sot pezullimin e inspektorëve pak javë pasi kryeministri Edi Rama kërkoi që të pezullohej urgjentisht veprimtaria e AKU-së. Do të ngrihet një Komision prej 5 personash nga Universiteti Bujqësor ku do të vlerësohen inspektorët aktualë të AKU-së, si edhe aplikantët e rinj për punë në Agjencinë Kombëtare të Ushqimit.

Ministria e Bujqësisë nis procesin e reformimit të inspektorëve të AKU-së.

Deklaratë e ministres së Bujqësisë Anila Denaj për pezullimin e inspektorëve të AKU dhe nismën e ripërtëritjes së burimeve njerëzore të agjencisë në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor


Garantimi si sigurisë ushqimore është një detyrim ligjor për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe për të gjitha institucionet e saj të varësisë.

83 mandate për Shqipërinë 2030 janë një barrë për ne, por mbi të gjitha janë një përgjegjësi e madhe për të reaguar më mirë, për të reflektuar me të gjitha problematikat, me vendosmëri, me shpejtësi dhe për të korrigjuar vetveten.

Në reagim të menjëhershëm të detyrave të ngarkuara dhe në përputhje me kompetencat dhe parashikimet ligjore dhe në veçanti duke marrë në konsideratë një rritje të ndjeshme të ankesave të subjekteve të lidhura me ushqimin, subjekteve të tregtimit të produkteve ushqimore dhe qasjen dhe sjelljen në bazë të këtyre ankesave të trupës inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, mungesës së pajustifikuar të planeve të tyre operacionale, përgatitjen për zbatimin e plotë të ligjit për inspektimet në Republikën e Shqipërisë, adresimin e praktikave abuzive në përmbushje dhe kryerjen e detyrave inspektuese, rishikimin e mekanizmit të koordinimit ndërmjet strukturave rajonale, atyre qendrore të AKU-së, por dhe strukturave në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të unifikuar dhe zbatuar një praktikë në frymë të ligjit për inspektimet, si dhe garantimit të transparencës dhe standardeve sipas kërkesave ligjore, kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit të inspektimeve pa planifikim paraprak dhe atyre të pamiratuara.

Ky urdhër njëkohësisht ka në bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me pesë anëtarë. Unë këtu dua të falënderoj mbështetjen e Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili në përbërje të këtij komisioni do të ketë tre anëtarë dhe do të kryesohet nga profesor Iliri, komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar dhe me gojë inspektorët e AKU-së.

Aplikantët e rinj, të cilët do t’i bashkohen kësaj trupe, do të jenë gjithashtu fokus i veprimtarisë së këtij komisioni për të sjellë në këtë institucion një frymë të re, një qasje të re dhe mbi të gjitha, një etikë të re.

Ky proces do të ketë jo vetëm një analizë të gjithë masave dhe gjithë proceseve të shkuara, por dhe një testim dhe një vlerësim të potencialit tuaj individual në frymë të punës.


Ne kemi folur me profesorin që të mundësojmë kuota për studentët nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Le të mos harrojmë që ky universitet shumë shpejt ka të njehsuar certifikatën me një nga universitetet më prestigjioze në Evropë, që është Boku. Por dhe studentët që janë sot janë nga studentët më të mirë, të cilët i kemi punonjës, jo vetëm në Shqipëri dhe në shumë vende të botës dhe unë do të kisha nevojën, profesor, që ne të shikonim kuotat tona, që nga 100 kuota për çdo student që vjen nga Universiteti Bujqësor ta dyfishojmë dhe pse këtë mos ta bëjmë duke filluar nga AKU.

Megjithatë, ky është një proces që ju takon ju dhe për përzgjedhjen e personelit, por do të ishte një moment i mirë që profili i ri i inspektimit të ishe një profil i ri në frymë të ligjit të inspektoratit dhe personat të cilët këtë punë do ta bëjnë në frymë dhe në mbrojtje të konsumatorit final.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit