Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Europiane, Brendan Hanrahan, do të nisë sot në Kosovë vizitën e tij zyrtare në rajon.
Pas Kosovës, Hanrahan do të vizitojë edhe Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinë.
Për këtë vizitë ai ka njoftuar vetë në profilin e tij në X, i cili tha se po vjen në rajon në një kohë të rëndësishme, raporton Gazeta Express.
“Po shkoj në Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë pas bisedave produktive në Dejton dhe Uashington.
Është një përvjetor i rëndësishëm dhe një kohë vendimtare në Ballkanin Perëndimor.
Pres me padurim forcimin e lidhjeve midis SHBA-së dhe vendeve në rajon”, ka shkruar ai më 9 korrik.